Flamuri kombëtar shqiptar është larguar sot nga një sallë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
Në sallën, ku pritej që të mbahej një ligjëratë nga Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë me temën “What Brexit means?”, flamuri kombëtar u hoq nga radha e flamujve tjerë.
Një punonjëse e Rektoratit e ka hequr atë për ta zëvendësuar me flamurin e Britanisë së Madhe nga vjen edhe ligjëruesi Watson, transmeton kp.
Në radhën e flamujve mbeti flamuri i Kosovës bashkë me atë të Britanisë, ai i Universitetit dhe i BE-së.