Telegrafi

Flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës shfaqen në pritjen e Papës në Shkup

Sot Papa Françesku vizitoi Maqedoninë e Veriut ku kishte edhe takime me krerët e institucioneve si dhe me përfaqësuesit fetarë të Maqedonisë së Veriut.

Papa Françesku vizitoi edhe përmendoren e Nëna Terezës në Shkup. Para përmendores ai u përkul dhe vendosi lule, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Papa Françesku në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, përkulet para përmendores së saj (Foto)

Ai në qendër të Shkupit mbajti edhe meshën ndërsa të pranishëm në meshë ishin rreth 15.000 qytetarë nga vendi por edhe nga jashtë.

Me flamuj të ndryshëm, vizitorët pritën Papën Françesko ndërsa ndër flamujt në rendin e parë të vizitorëve ishte edhe flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës./Telegrafi/