Telegrafi

Flamuri amerikan edhe në Kosovë ulet në gjysmë shtizë

Sipas Agim Rexhepit, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, me këtë veprim kanë dashur të tregojnë që bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë me amerikanët çdo herë, madje siç u shpreh ai “shqiptarët edhe pse me numër të vogël, amerikanët mund të llogarisin te këta të fundit”.

“Ne shqiptarët dhe populli i Kosovës jemi të vetëdijshëm për krejt ato që ka bërë populli amerikan gjatë historisë për popullin shqiptar, andaj me një veprim të tillë, kemi dashtë me dëshmu e mi tregu popullit amerikan dhe popullit botëror që shqiptarët janë aleat strategjik i tyre”, ka thënë ai.

Ndryshe, ulja në gjysmë shtizë e flamurit është bërë për shkak të 11 shtatorit, ditës kur u rrëzuan kullat binjake. /KP/