Telegrafi

Flamur Sefaj nga AKR: Obligim yni që t’i trajtojmë në mënyrën e  duhur profesionistët shëndetësorë dhe pjesëtarët e sigurisë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Flamur Sefaj ka thënë se është obligim i tyre që t’i trajtojnë në mënyrën e  duhur profesionistët shëndetësorë dhe pjesëtarët e sigurisë të cilët janë përball me pandeminë COVID-19.

Sefaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se trajtimin e njëjtë e ka bërë edhe në kohën sa ishte ministër i Punëve të Brendshme (MPB), me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Përkushtimi në punë i profesionistëve shëndetësorë dhe pjesëtarëve të sigurisë përballje me pandeminë globale që trazoi edhe sistemet më të avancuara shëndetësorë në botë, na obligon. Them na obligon, meqë kështu jam përpjekur ta trajtoj këtë çështje edhe në kohën sa isha ministër i Brendshëm, e kjo dëshmohet me vendimin që pata marrë që pjesëtarëve të Policisë̈ së Kosovës t’ju paguhen Orët shtesë. Voto #FLAMURSEFAJ55 VOTO #LDK132 Për #TËDREJTATEPUNËTORËVE #ShtetiShtet”, ka shkruar Sefaj, në Facebook. /Telegrafi/