Telegrafi

Flamur Arslani, aktori shqiptar që pritet ta prekë Hollywoodin (Foto)

Aktori shqiptar me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë, Flamur Arslani së shpejt do të bëhet pjesë e Hollywoodit.

Aktori i cili jeton dhe vepron në Zvicër njihet për disa role që ka luajtur krah aktorëve të famshëm si Eric Roberts, vëllaun e Julia Roberts.

Poashtu, aktori shqiptar është duke luajtur në një film krahas aktorit të famshëm, Costas Mandylor.

Pas këtij filmi, Arslani do të shkelë Hollywoodin pasi është pranuar nga një agjensi e njohur filmike në Los Angelos.

Ndihmë të madhe në këtë rrugë i ka dhënë edhe menaxheri i tij, Fabio Dikena.

“La Famiglia”, “Someone Dies”, “Dead End” janë vetëm disa nga filmat që Arslani ka qenë aktor me rolet e tij. /Indeksonline/