Ambasadori i ri zviceran në Gjermani përjetoi një fillim jo edhe aq të mbarë të punës, por megjithatë ai pa anën qesharake të kësaj situate.
Paul Seger ishte duke xhiruar mesazhin e tij mirëpritës kur gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.
Menjëherë pasi ai shprehi dëshirën e tij që ambasada e Zvicrës në Berlin të jetë “shtëpia e miqësisë”, fryma rrëzoi flamurin gjerman dhe atë zviceran, që qëndronin prapa tij.
Ambasada nuk provoi që ta fshehë incidentin, madje edhe publikuan videon në rrjete sociale. /kp/Telegrafi/
Unser neuer #Botschafter @PaulReneSeger zeigt schon am ersten #Arbeitstag Standfestigkeit und #Humor! @AuswaertigesAmt @botschaftbern Und hier ohne #Zwischenfall: https://t.co/XWGCzDBlbp pic.twitter.com/JY9R6xLFqB
— Botschaft der Schweiz in Deutschland (@CHBotschaftDE) August 29, 2018