Telegrafi

Flamuj rus, foto të Putinit dhe mbishkrime ‘Ne jemi vëllezër’ gjithandej në Mitrovicë

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe billborde me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

KosovaPress raporton se fotografitë, famujt dhe mbishkrimet, janë vendosur mbrëmë gjatë natës nga njerëzit e Millan Radojiçiqit, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Po ashtu vendosja e flamujve po vazhdon në pjesë të ndryshme dhe rrugica të veriut të Mitrovicës.