Telegrafi

Flamini huazohet te City?

Spekulohet se Roberto Mancin sërish është kthyer kah Italia në kërkim të përforcimeve të reja dhe se tash ai kërkon mesfushorin francez.

Edhe pse shkrimet e tilla janë ca befasuese pasi në pozitën ku luan Flamini, mesfushor defansiv, City është shumë mirë i mbuluar ndërsa së fundi për këtë pozitë transferoi edhe francezin tjetër Patrick Vieira.

Por Sky Sports News thotë se Flamini mund të luajë edhe si mbrojtës i djathë, që ka tërhequr vëmendjen e ish-trajnerit të Interit./Telegrafi/