Telegrafi

Flamini: Fabregas harron të kthehet në mbrojtje

Flamini, i cili ka luajtur bashkë me Fabregasin te Topçinjtë, ka folur fjalë të mira për yllin e Barcelonës, por ka thënë se e di pikën e dobët të spanjollit, të cilën Rossonerët mund ta shfrytëzojnë gjatë sfidës kundër tyre në Ligën e Kampionëve.

“Fabregas është lojtar shumë kualitativ, ai ka vizion të jashtëzakonshëm dhe është shumë i mirë para golit”.

“Sa për defektet e tij, ai ndonjëherë harron të kthehet në mbrojtje”, ka thënë Flamini për Milan Channel. /Telegrafi/