Telegrafi

Flamini drejt MLS?

Mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini, raportohet se po kërkohet nga klubet në Amerikë.

Francezi do të mbetet pa kontratë gjatë verës dhe aktualisht nuk ka konfirmim nëse ajo do t’i vazhdohet apo jo.

Si rezultat, 32-vjeçari po kërkon skuadër të re, me destinacion të preferuar Serien A.

Megjithatë, ai tani po konsideron largimin përtej Atlantikut, sipas Sport Mediaset”, transmeton koha.net.

Flamini ka fituar tre herë Kupën FA me Topçinjtë.