Telegrafi

Flamengo fiton Kupën Libertadores në një finale tërësisht braziliane

Flamengo ka fituar një tjetër Copa Libertadores, të tretën në histori të klubit.

Ka qenë një finale braziliane ku Flamengo u përballë me Athletico-PR të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në minutën 45+4, kur Everton Ribeiro asistoi bukur te Gabriel Barbosa i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0.

Ka qenë një finale spektakolare ku Flamengo arriti të triumfoj me yjet në radhët e veta që kishte si Arturo Vidal, David Luiz, Gabriel Barbosa e të tjerë.

Kjo ishte hera e tretë për klubin brazilian që fiton Kupën Libertadores, pasi më parë kishte arritur të njëjtin sukses edhe në vitin 2019 dhe vitin e largët 1981.

Çmimin e golashënuesit më të mirë të garës e fitoi sulmuesi brazilian i Flamengos, Pedro që realizoi 12 gola deri në finale. /Telegrafi/