Telegrafi

Flamengo fiton Copa Libertados pas fitores së çmendur në fund ndaj River Plate, Gabigol heroi i brazilianëve

Flamengo ka arritur të fitojë në fund 2-1 ndaj River Plate dhe të fitojë finalen e Copa Libertadores e zhvilluar në Estadio Monumental (Lima).

Klubi i madh brazilian fituar Copa Libertadores apo trofeun më të rëndësishëm ekipor në Amerikën e Jugut.

Pjesa e parë e finales ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm argjentinasit e River Plate arritën të gjejnë golin.

Ishte sulmuesi Rafael Borre, i cili shënoi në minutën e 14-të golin e vetëm në këtë pjesë për t’i dhënë ekipin e tij epërsinë 0-1.

Festa e Rafael Borre pas golit (Foto: Raul Sifuentes/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, ishin brazilianët që dominuan totalisht duke krijuar shumë raste, por golat i shënuan vetëm në fund të ndeshjes.

Ishte sulmuesi nën pronësi të Interit, Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol, i cili shënoi dy gola dhe u bë hero i brazilianëve.

Gabigol hero i Flamengos (Foto: Raul Sifuentes/Getty Images/Guliver)

Goli i parë erdhi në minutën e 89-të për barazimit 1-1, ndërsa në minutat shtesë shënoi golin e fitores 2-1.

Pas golit të shënuar pati edhe tensione ku gjyqtari kryesor i takimit shpërndau edhe dy kartonë të kuq, njërin për Ezequel Palacios të River Plate dhe tjetrin për shënuesin e dyfishtë Gabigol. /Telegrafi/