Zjarri me përmasa të mëdha në ish-kombinatin metalurgjik në qytetin e Elbasanit vazhdon të kërcënojë zonën pranë Kurum.
Mësohet se fillimisht është dëgjuar një shpërthim i paneleve fotovoltanike, më pas ka rënë zjarri.
Flakët, pasi nisën në magazinën e arkave plastike, u përhapën me shpejtësi në gjithë zonën
Burime bëjnë me dije se 4 automjete të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin e flakëve.
“Fabrika prodhon arka dhe tuba plastikë. Shkaku i djegie së fabrikës ka ardhur nga tensioni i lartë që ka ardhur nga një rrymë e lartë, jo normale. Jemi ndjerë të rrezikuar, por më shumë donim që të shpëtonim punëtorët, ku nuk pati njeri të lënduar”, tha një i përfshirë, raporton Oranews.
Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me zjarrin në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike.
Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thotë Policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.