Telegrafi

Flakët përfshijnë një banesë në Fier, shpëton 60-vjeçari

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “15 tetori” ku jetonte i vetëm një person i cili fatmirësisht ka arritur të dalë nga banesa në kohën e duhur.

Nga flakët rrezikohej edhe një kopsht fëmijësh që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit.

Por fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në momentin e duhur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po merr në pyetje pronarin e banesës Asllan Lika, 60 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Shkaqet e zjarrit nuk bëhen me dije. /Telegrafi/