Ky është momenti kur flakët dalin nga pjesa e pasme e një aeroplani Boeing 747-400 duke e detyruar atë të bëjë një ulje emergjente në Indonezi.
Këto pamje thuhet se shënojnë incidentin e fundit shqetësues për gjigantin e prodhimit të aeroplanëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e frikshme tregojnë një “varg flakësh” që dalin nga motori pikërisht kur aeroplani ngrihet në ajër.
Aeroplani i Garuda Indonesia u ngrit nga Makassar, Indonezi, me destinacion Medina në Arabinë Saudite më 15 maj.
Ai u kthye menjëherë në Aeroportin Ndërkombëtar Sulltan Hasanuddin pasi ‘u vërejt zjarr në një nga motorët’, tha një zëdhënës i linjës ajrore.
Për fat të mirë, nuk u raportua për ndonjë të lënduar mes 18 anëtarëve të ekuipazhit dhe 450 pasagjerëve në bord. /Telegrafi/