Telegrafi

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Ky dru atraktiv tropikal më së shumti u pëlqen shpirtrave të dashuruar!

Butea monosperma, i njohur si flakë mali po i pushton kopshtarët me kurorën e vet të bujshme dhe me lulet e magjishme ngjyrë të kuqe të zjarrtë, si p.sh. Tajlanda, Nepali dhe Sri-Lanka dhe atje mund të rritet deri në 15 metra.

Kjo pemë gjetherënëse ka një trung të shtrembër, të përdredhur dhe degë të parregullta me lëvore gri të ashpër. Kurora është e parregullt, por e rrumbullakosur. Lulet e mrekullueshme tërheqin zogjtë dhe insektet.

Në kushtet tona, druri ka sukses në saksi dhe mund të mbillet gjatë tërë vitit.

Druri rritet ngadalë, ndërkaq fletët e mëdha me aromë të këndshme mund të prisni të zhvillohen nga fundi i dimrit, transmeton Telegrafi.

Kjo pemë paraqet simbolin e ardhjes së pranverës dhe dashurisë për shkak të fletëve të saj të bujshme.

Madje edhe poetët kanë qenë të inspiruar me zjarrin e bujshëm malor, prandaj edhe nobelisti Rabindranath Tagore, i magjepsur nga bukuria e kësaj bime, ka shkruar poezi të mrekullueshme.

Lexo po ashtu “Stërgjyshi” nga Kili: A do të thyejë rekordin e pemës më të vjetër në botë?

Fletët e këtij druri përdoren për servirim të ushqimit, por edhe për përfitimin e ngjyrave për pëlhura.

Emri i zakonshëm i flakës së pyllit ka të bëjë me ngjyrat e luleve portokalli dhe të kuqe, të cilat supozohet se imitojnë ngjyrat e zjarrit.

/Telegrafi/