Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë e Jugut kanë marrë vëmendjen e gjithë botës.
Republika e Kosovës garon për herë të parë këtë vit me përfaqësues skiatorin, Albin Tahiri.
Shumë personazhe të famshme kanë udhëtuar për në Korenë e Jugut për të ndjekur nga afër zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore.
Një ndër ta është edhe aktori i njohur i arteve marciale, Jackie Chan.
Ndonëse është në moshën 37 vjeçare, ai vazhdon të jetë shumë vital, madje ka shtrirë aktivitetin e tij në shumë projekte filmike.
Ai ka arritur së fundmi që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, teksa u pa në ditën e hapjes me flakadanin olimpik në duar.
Ai dukej i hareshëm dhe gati për t’iu uruar suksese të gjithë garuesve pjesëmarrës në këto lojëra. /Telegrafi/