2019-ta ka qenë një vit mjaft i angazhuar dhe përplot me këngë të reja për këngëtarin shqiptar, Nadi.
Dhe meqë jemi në fillim të këtij viti, ai solli këngën e re “Flaka e Zemrës” njëherësh këngën e parë për vitin 2020.
Ky projekt tashmë gjendet në platformën YouTube dhe me tu publikuar mori reagime të shumta pozitive nga fansat e tij.
Nadi pëlqehet mjaft shumë për këngët që sjellë, i cili shquhet për zërin e tij të veçantë.
Ai po ashtu është mjaft i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.
“Loqka”, “Ty të don zeshkani”, “A e din sa shumë të dua”, janë vetëm disa nga projektet më të suksesshme të Nadit. /Telegrafi/