Site icon Telegrafi

Flaka shfaqet provokuese në “Kënga Magjike”, por dikush “ia mbledh betë” (Foto)

Këngëtarja Flaka Krelani do të paraqitet sonte (e enjte) në natën e dytë në festivalin “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve.

“Rebelohet” titullohet kënga e saj më e re, e cila mesa duket e ka rebeluar vërtetë këngëtaren, kjo pasi kohëve të fundit ajo po shfaqet më ndryshe se herët e tjera.

Mbrëmë, përderisa është mbajtur nata e parë, të ftuar në sallë për të ndjekur nga afër performancat, kanë qenë edhe artistët e natës së dytë.

Lexo po ashtu Kënga Magjike

E veshur një fustan të shkurtër dhe me një palë geta të stilit rrjetë, Flaka u shfaq më e bukur dhe provokuese se zakonisht.

Flaka shfaqet provokuese në “Kënga Magjike”. Foto nga Instagram Story.

Në karriget prapa saj gjendej këngëtari Valon Shehu, i cili është një mik shumë i ngushtë i këngëtares.

Fillimisht Krelani ka publikuar një fotografi në lnstagram Story, ku e ka zënë në ‘befasi’ kolegun i cili ndodhej prapa, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Mi ka mbledhur ‘betë’ Valoni, por unë prap me të mijat”.

Se çfarë ka dashur të thotë me këtë e di vet këngëtarja, gjersa do të mund ta shihni sonte live në natën e dytë të “Kënga Magjike”. /Telegrafi/

Flaka Krelani dhe Valon Shehu në Pallatin e Kongreseve, nata e parë (Kënga Magjike 2016). Foto nga Instagram Story.
Exit mobile version