Flaka Krelani ka realizuar projektin e saj më të ri.
“Relax” mban titullin kënga më e re e këngëtares nga Gjakova, të cilën do ta sjell të realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.
Me muzikë nga vetë këngëtarja, projekti do të vijë i vizuelizuar nga Andi Dautaj.
Videoklipi sipas këngëtares pritet të publikohet nesër rreth orës 20:00./Telegrafi/