Telegrafi

Flaka Loxha mposhtet në çerekfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit

Xhudistja jonë, Flaka Loxha pësoi humbje në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Flaka Loxha është ndaluar në çerekfinale, pasi pësoi humbje nga xhudistgja italiane, Giulia Caggiano.

Humbja e xhudistes tonë vjen në kategorinë deri në 57 kilogramë, por garimi i saj nuk përfundon këtu.

Pejania do ta vazhdoj garën për medalje të bronztë përmes repasazhit, ashtu sikurse edhe Erza Muminovic në kategorinë -48 kg. /Telegrafi/