Edhe një medalje e artë për Kosovën!
Garueset tona po vazhdojnë t’i sjellin vendit medalje të njëpasnjëshme xhudistët.
Edhe Flaka Loxha ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Kupën Evropiane të xhudos për juniore “Sarajeva 2019”.
Në finale, Flaka e mposhti holandezen Shannon Van de Meeberg dhe në këtë formë ngriti flamurin e Kosovës në piedestal.
Theksojmë se xhudistja në gjysmëfinale kishte mposhtur rivalen serbe, Marica Perisic, e cila ishte favorite e kësaj gare. Ajo shënoi katër fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë. /Telegrafi/