Të shtunën në Sofje të Bullgarisë ka nisur gara European Open, që vlerësohet me rëndësi për xhudistët që synojnë të stabilizohen në nivelin e të rriturve.
Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri 57 kilogramë, për njërin prej sukseseve më të mëdha në karrierën e deritashme.
23-vjeçarja në finale u përballë me bartësen e parë, bullgaren me përvojë Ivelina Ivilieva.
Bullgarja u mbështet në përvojën e madhe që ka dhe fitoi me Ippon.
Flaka ishte bartësja e tretë. Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti belgen Eveline Delbaen.
Më pas fitoi ndaj Angjela Samargjiqit të Bosnjë-Hercegovinës. Në gjysmëfinalen e fortë e kaloi spanjollen Adriana Rodriguez Salvador.
Ajo ka disa suksese te të rriturat dhe po zhvillohet gradualisht.