Telegrafi

Flaka Krelani zhvendoset përfundimisht në Amerikë për të jetuar

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa kohë që nuk është aktive në tregun vendor të muzikës.

Prej më shumë se dy vitesh ajo u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mesa duket fillimisht vetëm me mendimin për të provuar ëndrrën amerikane.

Megjithatë duket se jetesa prej dy vitesh përtej oqeanit, ka filluar t’i përshtatet këngëtares me prejardhje nga Gjakova, e cila mesa duket ka marrë vendimin që Amerikën ta bëjë vendbanim të përhershëm.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Në një nga kronikat e emisionit “Prive”, burimet e emisionit konfirmuan se ajo tashmë ka nisur punën për të rregulluar dokumentacionin, në tentim për të marrë nënshtetësinë amerikane.

Megjithëse jo aktive në muzikë, Flaka ka qenë pranë fansave të muzikës së saj përmes rrjeteve sociale.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, ku mund të shihet herë pas here edhe në poza provokuese teksa ekspozon linjat e saj të trupit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krelani ka qenë njëra prej këngëtareve femra më të zëshme të zhanrit ‘rock’ dhe është shquar gjithmonë për potencën vokale dhe fuqinë e interpretimit live. /Telegrafi/

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram