Telegrafi

Flaka Krelani zëri më i mirë femër këtë vit në “Kënga Magjike” (Foto)

Këngëtarja e njohur nga Gjakova është prezantuar sonte (e shtunë) në natën finale të festivalit “Kënga Magjike 2016”, me këngën e saj “Rebelohem”.

Para performancës së saj, këngëtarja është shpërblyer me një nga çmimet më të mira në këtë festival.

Lexo po ashtu Performanca më e mirë në "Kënga Magjike" shpallet ajo e Soni Malajt (Foto)

“Zëri më i mirë femër” është çmimi që i është dhuruar asaj në këtë natë, gjersa pritet të shihet se si do të jetë rangimi i saj në listën e votimit, e cila do të shpallet në fund të mbrëmjes. /Telegrafi/

Flaka Krelani merr çmimin “Zëri më i mirë femër” në Kënga Magjike 2016.