Telegrafi

Flaka Krelani shfaqet joshëse në të zeza në rrjetet sociale

Muajin e kaluar solli këngën më të re të titulluar “Ndrysho”, i cili u prit shumë mirë prej publikut.

Bëhet fjalë për Flaka Krelaninin, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe e mesazhe të ndryshme.

Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe së fundi, ku ka publikuar disa fotografi mjaft joshëse në llogarinë personale në Instagram.

“Gjithmonë kam dashur të ndaj pasionin tim të dytë sekret, i cili ishte i përbërë. Sepse mund të shpreh personalitete dhe karaktere të ndryshme përmes saj. Mendimet e mia artistike ndahen gjithmonë me muzikën dhe make-up”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Kishte 'parë' vdekjen me sy, ka hyrë në veturën e tjetër kujt e ndërsa është përleshur edhe me një mashkull - Të pathënat e Flaka Krelanit

Gjakovaren mund ta shohim në veshjet të zeza teksa duket seksi, por që këngëtarja thotë se nuk ka ndonjë arsye pse i ka publikuar këto imazhe.

Kënga e fundit e zeshkanes deri më tani është shikuar mbi 45 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/