Telegrafi

Flaka Krelani publikon “Playa” në bashkëpunim me Young Noble, vjen tejet atraktive në klip

Flaka Krelani (Foto: YouTube)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Flaka Krelani, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.

“Playa” titullohet kënga e re e artistes shqiptare, të cilën e solli në bashkëpunim me Young Noble – një nga bashkëpuntorët më të afërt të Tupac.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa ajo që tërhoqi vëmendje nuk ka dyshim se është Flaka me paraqitjen e saj provokuese.

Flaka Krelani (Foto: YouTube)

Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet këngëtarja, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Brian Cabby.

Lexo po ashtu Flaka Krelani vjen në bashkëpunim me reperin amerikan, Young Noble

Ndërkaq, i gjithë projekti është realizuar nga studioja JL2 Records.

Për bashkëpunimin me Noble, Flaka ditë më parë tha, “E lumtur të ju njoftoj se PLAYA vjen në bashkëpunim me një prej artistëve më të mirë të të gjitha kohërave në Hip Hop Young Noble, një prej anëtarëve të grupit Outlaw. Unë u rrita duke dëgjuar 2Pac, Outlawz, dhe kjo është një ëndërr e imja e bërë realitet”. /Telegrafi/