Telegrafi

Flaka Krelani publikon këngën “Vet’me”

Flaka Krelani ka ardhur me një projekt të ri muzikor duke iu bashkuar një numri të madh të këngëve të sjella gjatë muajve të fundit të artistëve tonë.

Këngëtarja jonë ka publikuar këngën “Vet’me”, e cila është kombinim i zhanreve pop, afro-beat dhe r&b.

Vetë bukuroshja gjakovare është përkujdesur për tekstin gjersa këngën e ka sjell në versionin audio.

Në fakt, Krelani ka paralajmëruar se këngë të tjera të kompletuar me video do t’i publikojë gjatë muajit shtator.

Lexo po ashtu Flaka Krelani në një pozë provokuese para pasqyrës

Theksojmë se Flaka gjatë sezonës së verës është e angazhuar edhe në shumë koncerte dhe ngjarje të ndryshme.

Ndryshe, projekti i saj i fundit ishte “Def Star”, në bashkëpunim me Pancho City, i cili u pëlqye nga fansat e saj. /Telegrafi/