Muajin e kaluar kishte paralajmëruar se është duke punuar në projektin e ri muzikor.
Madje, këngëtarja kishte publikuar edhe disa imazhe dhe video të shkurta nga xhirimet e këngës së re.
Bëhet fjalë për Flaka Krelanin, e cila ka ardhur me këngë të re teksa videon do t’ia shoqërojë në ditët në vijim.
“Garden”, titullohet krijimtaria e gjakovares ku tekstin dhe instrumentalin e ka bërë vetë ajo.
Në fakt, nuk dihet nëse do ta shoqërojë këngën me videon ani pse një gjë të tillë e kishte pohuar përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, Krelani është duke punuar në projekte të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/