Telegrafi

Flaka Krelani provokon me fustan transparent: Pa problem do të shkoja edhe kështu në ndonjë takim

Konsiderohet të jetë një prej femrave më joshëse dhe më seksi të skenës tonë muzikore.

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani e cila është mjaft aktive dhe ndan postime të ndryshme me ndjekësit e saj.

Flaka duket tejet në formë në paraqitjen e fundit gjersa zbulon më shumë se ç’duhet në fustanin transparent që ka zgjedhur.

“Nuk do të më pengonte nëse dal në një takim të tillë, ju e dini që një mace ecën  shpejtë  dhe pastaj që ikën”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Këngëtarja nga Gjakova tash e sa kohë ushtron vazhdimisht në palestër, e që rezultati i saj tashmë vërehet dukshëm.

Përndryshe, këngëtarja Krelani vazhdon të jetë aktive me projekte të shumta muzikore, gjersa nuk mungon edhe në koncerte.

“Thell”, mbetet kënga e fundit e realizuar nga ajo të cilën vetëm audio. /Telegrafi/