Site icon Telegrafi

Flaka Krelani për Ergin: Ndihem shumë keq që sa ishe, nuk more aq sa duhet dashuri dhe përkrahje

Vdekja e artistit të ri Ergi Dini ka tronditur të gjithë estradën shqiptare.

Të prekur nga humbja e një zëri të veçantë, shumë prej artistëve nuk nguruan të tregojnë përmes rrjeteve sociale dëshpërimin e tyre lidhur me një ngjarje të tillë.

Lexo po ashtu Këto figura publike ishin të pranishëm në varrimin e Ergi Dinit (Video)

Ka qenë këngëtarja Fjala Krelani ajo e cila i ka dedikiuar një shkrim të plotë në Instagram të ndjerit, ku ndër të tjerash thotë: “Ndihem shumë keq që sa ishe, nuk more aq sa duhet dashurinë dhe përkrahjen e duhur”.

Me ç’kuptojmë nga ky shkrim, shohim se këngëtarja Krelani ka ruajtur një respekt për vlerat e artistit, për të ciat mendon se nuk mori vlerësimin dhe dashurinë e duhur, mbase nga koha e pamjaftueshme apo nga mosdëshira e atyre që duhet ta bënin.

Sido që të jetë Flaka me dhimbje në fund të statusit shkruan: ” Ishe dhe do mbetesh gjithmonë zëri i mrekullueshëm i dekadave të fundit”. /Telegrafi/

Exit mobile version