Para dy muajve ka sjell këngën më të re para fansave të shumtë Flaka Krelani.
Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe, video si dhe jep këshilla për rreth 61 mijë ndjekësit.
Bukuroshja jonë së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ka treguar se nuk i bën gabimet e njëjta.
“Kurrë nuk i bëj gabimet e njëjta”, ka shkruar zeshkania në rrjetet sociale gjersa shihet në një veturë gjersa ka paralajmëruar këngën e re
“Thell” është kënga e fundit e gjakovares për të cilën ka thënë se është një prej këngëve të saja të preferuara “Kur të flet shpirti e mendja, zemra e zëri… me disa ilustrime aty këtu, e nganjëherë edhe pa dorëza, kjo po që është fuqi e Artit”.
Ndryshe, Flaka është duke punuar në këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte gjatë verës. /Telegrafi/