Telegrafi

Flaka Krelani kurrë më në festivalin e RTSH-së (Video)

Në emisionin e kësaj jave në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ishte e ftuar këngëtarja e njohur Flaka Krelani.

Nëse ka një gjë për të cilën Flaka do të vlerësohet gjithmonë, përveç zërit sigurisht, është natyra e qeshur dhe e lirshme në të folur.

Duke qenë se para pak kohësh ajo u shpreh se nuk do të rikthehej në festivale, bëri të kundërtën në fakt, mori pjesë në disa festivale. “Pse”-në e ka rrëfyer në “Thumb”.

“Dashuria për muzikën nuk e keni idenë si është”, – shprehet Flaka. “Është dashuria për të dhënë gjithmonë materiale të reja, të bukura. Domethënë, festivali i RTSH-së ka një magji që edhe pse e di se këngët e tua do të luhen me të gjitha instrumentet “live” thua hajt varja çmimit!”.

“E kam vendos! Nuk kthehem më! Kam ndjenja… zhgënjehem dhe të dhemb”, ka përfunduar Flaka fjalën e saj.