Telegrafi

Flaka Krelani: Kur ta mendosh kemi kaluar një luftë, do kalojmë çdo sfidë duke ndihmuar njëri-tjetrin

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Data 14 mars apo “Dita e Verës” është një festë me origjinë të lashtë shqiptare.

Duke qenë se këtë vit janë anuluar të gjitha aktivitetet për shkak të coronavirusit, artistët nuk munguan me urimet e tyre e po ashtu edhe me këshilla për fansat dhe publikun.

Së fundmi, është këngëtarja Flaka Krelani, ajo e cila ka ndarë një postim në Instagram, e cila thotë se kjo situatë do kalojë duke qenë të bashkuar me njëri-tjetrin.

“Gezuar Ditën e Verës. Uroj të jeni shëndoshë e mirë, duke e ndihmuar njëri-tjetrin do kalojmë çdo sfidë. Kur ta mendosh kemi kaluar një luftë duke qenë gjithmonë të bashkuar me njëri-tjetrin, një virus vetëm nga ngacmon”.

Lexo po ashtu Në imazhin pa makijazh, Zaimina Vasjari: Gëzuar Ditën e Verës, qëndroni në shtëpi

“Kujdesuni për veten, duke u kujdesur për veten mbrojmë të tjerët. Uroj të zhduket sa më shpejtë e të jemi ne virusi i coronës. Qëndroni pozitivë. Me dashuri Flaka”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Është bërë e ditur se në Shqipëri numri i të infektuarve ka arritur në mbi 33, teksa në Kosovë raste të evidentuara janë tre.

Këtë kohë, është preferuar që të qëndrojmë më shumë në shtëpi në mënyrë që të mos lejojmë përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. /Telegrafi/