Telegrafi

Flaka Krelani frymëzohet nga Ajnshtajni: Ata që nuk gabojnë, kurrë nuk kanë provuar ndonjë gjë të re

“Ndrysho”, ishte kënga e fundit e këngëtares që e solli muajin e kaluar dhe u prit shumë mirë prej publikut.

Bëhet fjalë për Flaka Krelaninin, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe e mesazhe të ndryshme.

Ditëve të fundit ka sjell imazhe bardhezi dhe ku shfaqet tejet seksi në postimet në llogarinë personale në Instagram.

Por, pos imazheve që po sjell, kohë pas kohe po lë edhe mesazhe kuptimplote përbri fotografive.

“Ata që nuk kanë bërë asnjëherë gabim, kurrë nuk kanë provuar ndonjë gjë të re! Nuk është pamja e Marilynit, por një mendim Ajnshtajnit”, ka shkruar Flaka në Instagram.

Lexo po ashtu Flaka Krelani shfaqet joshëse në të zeza në rrjetet sociale

Gjersa ditë më parë ka zbuluar edhe pasionin sekret që ka të bëjë me bukurinë, përkatësisht make-up.

“Gjithmonë kam dashur të ndaj pasionin tim të dytë sekret, i cili ishte i përbërë. Sepse mund të shpreh personalitete dhe karaktere të ndryshme përmes saj. Mendimet e mia artistike ndahen gjithmonë me muzikën dhe make-up”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Kënga e fundit e zeshkanes deri më tani është shikuar mbi 45 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/