Këngëtarja Flaka Krelani ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “E diell”, në Top Channel.
Për të rrëfyer më shumë mbi të rejat e saj në karrierë, Flaka nuk hezitoi ftesën për të qenë prezente përball gazetarit Adi Krasta, për të cilin thotë se ruan një respekt të madh për të.
Vetëm pak momente para se të fillonte emisioni, këngëtarja nga Gjakova ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e trukuar në prapaskenë, teksa paralajmëron për fansat daljen e saj në televizion.
“Sot në ‘E diell’ me mikun tim më të mirë, vëllaun Adi Krasta”, shkruan Flaka në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu miqësinë e madhe që ndan me prezantuesin e njohur. /Telegrafi/