Pas Edi Hilës, artistja nga Kosova, Flaka Haliti, do të hap personale në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
“Këtu-apo atje, është më atje” quhet ekspozita e cila do të hapet më 7 shtator e do të mbyllet më 9 nëntor.
Haliti ka marrë pjesë edhe në edicionin e 56-të të Bienales së Venecias. “Qielli i kaltër”, quhej ekspozita e saj në Venecia, si një spekulim që lë pas kufizimet hapësinore.
Haliti është fituese e çmimit “Muslim Mulliqi” për vitin 2014 me veprën e saj “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”.