Telegrafi

Flaka Goranci bën bashkë artistë kombëtar e ndërkombëtar në video projektin “O Vendi im”

Me tekst dhe muzikë të Rashid Krasniqit, e kënduar nga figura emblematike e Kosovës si Muharrem Qena, kënga “Mallëngjimi” apo siç e njohim të gjithë si “O vendi im” vjen e orkestruar nga kompozitori dhe dirigjenti jonë me qëndrim në Gjermani, Kushtrim Gashi, e interpretuar nga instrumentistë nga Filharmonia e Vjenës si Adela Frasineanu në violinë, Edison Pashko në Cello dhe pianisti i mrekullueshëm me qëndrim dhe veprim në Vjenë, Mennan Berveniku.

Videoklipi me pamjet nga qyteti i Gjakovës i cili për qellim ka pikërisht afirmimin e vendit tonë nëpërmjet pamjeve të realizuara, vjen me regji nga Artan Korenica dhe i punuar nga produksioni Onima”, ka thënë Goranci.

“Nje projekt dedikuar vendit tim. “O Vendi im” Nje kenge ikone, te cilen e kam kenduar dhe luajtur ne piano qysh si femije. Sot, nga Vjena i kendoj Vendit tim, atdheut dhe memedheut tim” – keshtu eshte shprehur Flaka Goranci neper rrjetet sociale.

Kënga “Mallëngjimi” është pjesë e “Albanian Flowers” CD e cila u realizua nga “Gramola” kompani në Vjenë, duke korrur suksese të mëdha internacionale.

Ky projekt është përkrahur nga Komuna e Gjakovës.