Site icon Telegrafi

FKK takohet me kreun e federatës botërore

Në Lisbonë të Portugalisë është duke u mbajtur Kampionati Evropian i Karatesë për kadetë, juniore dhe U21, turne në të cilin po marrin pjesë gjitha shtete e Evropës.

Këtë eveniment të madh të karatesë nga afër janë duke e përcjell edhe përfaqësuesit e Karatesë së Kosovës në krye me kryetarin Fadil Arifin dhe anëtarin e bordit, Blerim Rexhën.

FKK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në takim me kreun e Federatës Ndërkombëtare, është biseduar për modalitetet për anëtarësim në shtëpinë botërore të karatesë.

“Kryetari i FKK-së, Fadil Arifi dhe anëtari i Bordit, Blerim Rexha janë takuar me presidentin e Federatës Botërore të Karatesë, zotin Espinos dhe sekretarin gjeneral të Federatës së Evropës. Në këtë takim është biseduar për modalitet si të bëhet anëtarësimi i Kosovës në familjen e karatesë botëror”, është thënë në njoftimin e FKK-së.

Sipas këtij njoftimi, përfaqësuesit e FKK-së kanë zhvilluar takime edhe më drejtuese të federatave tjera botërore.

Në Kampionatin Evropian karateisti kosovar, Alvin Karaqi do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë turbe masovik. Ai nesër do të luftojë kundër malazezit Matovci. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version