Kantautori Genc Salihu teksa ishte i ftuar në spektaklin “E Diell” u rikthye pas në kohë kur ishte në karrigen e “The Voice of Albania” dhe i tha ‘PO’ moderatores Fjoralba Ponari.
Tash, pas katër vitesh, Salihu kujton se kur zgjodhi Fjoralbën mendoi: “Kjo është një prej më të mirave, ka shans që të shkojë larg”, është shprehur ai. Fjoralba ka qenë nga vajzat më të pjekura dhe më të mençura dhe ka qenë kënaqësi që të punoja me t,ë sepse merresha vesh”, ka pohuar Salihu.
Përpos vlerësimeve, Genci nuk i “kurseu” dhe kritikat për Ponarin, të cilës më shumë se t’i mbetej qejfi, i ka dhënë plotësisht të drejtë ish-trajnerit, transmeton Top Channel.
“Ka pasur problem me ritmin, por mua ma hiqte trurin, sepse kur unë i thosha që hajde provojmë diçka, ajo më thoshte se donte të bëhej dentiste”, ka kujtuar duke qeshur Genci.
Mirëpo as Fjoralba nuk qëndroi e heshtur, por nxori në pah një peng të sajin teksa konkurronte në spektaklin për talentë: “Do doja të më kishte besuar më shumë, i meritoja ato LIVE-et”.
I vënë në sedër, Genci u përgjigj: “I ke merituar. E bëjmë një spastrim ‘live’ këtu? Dua ta them që kishe një ngurrim, nuk e doje shumë sepse ngaqë ke qenë më e re”, ka kujtuar ai.
I gjithë diskutimi për marrëdhënien trajner-konkurrent të Fjoralbës dhe Gencit u përmbyll me këtë fjali të moderatores: “Është e vërtetë që kisha pak ngurrim sepse në atë kohë, unë nuk e njihja si fushë televizionin. Ky i fundit është nga ato zgjedhje profesionale që rritet me ty duke marrë nga ana tjetër edhe dashurinë e publikut që shndërrohet në ‘feedback’ pozitiv dhe stimë”.