Telegrafi

Fjongoja që nuk duhet t’ju mungojë

Një fjongo mëndafshi e lidhur në qafë. Josh më shumë sesa një dekolte e hapur. Nuk është shpikur së fundmi. Është marrë hua nga e shkuara. Por vjen si një tendencë e re, e përshtatur me dizajn të çmendur e ngjyra të forta.

Shumica e stilistëve e kanë ngjitur në pasarelë krahas prurjeve më të reja. Por të gjithë e dimë se shpesh detajet e së shkuarës kanë më shumë forcë. Ndaj edhe një këmishë, që në vend të jakës klasike ka fjongon e gjatë të lidhur në qafë, domosdoshmërisht duhet provuar. /Telegrafi/