Këngëtarja e njohur Fjolla Morina përfundimisht u dha fund spekulimeve për ribashkimin me Fisnik Sylën pasi publikoi dy imazhe në ‘InstaStory’ në krahët e të dashurit të saj të ri.
Ditë më parë, ish-partneri i saj Fisnik Syla bëri “lëmsh” rrjetin duke publikuar një video të këngëtares duke nxitur spekulime për ribashkim.
Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga Fjolla dhe së fundmi duket se ajo vulosi spekulimet duke publikuar foto me partnerin e saj të ri.
Ishin dy foto të cilat ajo i ndau në ‘InstaStory’ ku shfaqej në krahët e të dashurit të saj, për të cilin nuk është bërë i ditur identiteti.
Megjithatë, ajo kishte bërë të ditur javë më parë nisjen e një romance të re. /Telegrafi/