Site icon Telegrafi

Fjolla vjen me ndryshim të ri në dukje: Më mirë të kesh paratë e tua

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, së fundmi ka udhëtuar drejt Parisit, më saktësisht një vizitë në “Disney Land” bashkë me vajzën e saj të vogël, Alayah.

Pas vizitës në Francë, artistja e njohur ka vizituar edhe Zvicrën, derisa atje është takuar me disa miqë dhe familjarë, e cila siç shihet po kalon çaste mjaft të mira.

Lexo po ashtu Fjolla realizon ëndrrën e së bijës, vizitojnë "Disney Land" së bashku

Krahas kohës së mirë, këngëtarja në fjalë ka vendosur të bëjë një ndryshim të ri në pamje dhe duket se kjo i shkon mjaft shumë 33-vjeçares.

Ky stil i ri i flokëve u mirëprit edhe nga fansat e shumtë të Fjollës, nga të cilët mori komente të ndryshme, duke e përgëzuar për pamjen e re.

“Më mirë të kesh paratë e tua”, ka shkruar krahas këtyre fotografive Morina.

Fjolla po ashtu tash e një kohë është në përgatitje të një projekti të ri në bashkëpunim me Beraton, kurse i fundit po ashtu mbetet me të njëjtin artist i titulluar “Naçe Naçe”.

Ajo mbajti edhe disa koncerte përgjatë verës dhe në një paraqitje të saj në Skenderaj u kritikua tejet shumë për veshjen transparente, me ç’rast bëri të reagojnë edhe shumë personalitete publike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version