“Disney Land” mbetet një nga destinacionet e preferuara të fëmijëve e po ashtu edhe të rriturve.
Këtë vend magjik së fundmi e ka vizituar edhe këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina bashkë me vajzën e saj të vogël, Alayah.
Duket se artistja tashmë ka realizuar ëndrrën e së bijës, ndërsa ka ndarë imazhe dhe video të ndryshme me fansat në rrjetin social, Instagram.
Në fotografitë e publikuara nga këngëtarja 33-vjeçe, pamja shihet se është e mahnitshme dhe në njërin postim ka shkruar se ‘Alayah’ është e lumtur për këtë.
Fjolla këtë verë ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar si me projekte e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme muzikore ane e mbanë trojeve shqiptare.
Por, koncerti i saj në Skenderaj bëri bujë të madhe për shkak të paraqitjes transparente të artistes Morina dhe kritikat nga personalitetet e famshme nuk munguan.
Sidoqoftë, e njëjta po vazhdon të jetë mjaft e ndjekur dhe tanimë numëron fansa të shumtë dhe projektet e saj janë tejet të pëlqyera. /Telegrafi/