Site icon Telegrafi

Fjolla Morina vazhdon të surprizohet nga bashkëshorti, derisa po shijojnë akoma pushimet në Maldive pas martesës

Ata gjatë këtyre ditëve kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale e po ashtu kanë pushtuar edhe faqet rozë.

Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe partnerin e saj, Fisnik Sylën, të cilët para pak ditësh i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Derisa po qëndrojnë në ishujt Maldive dhe pasi atje bënë ceremoninë e dasmës, çifti tani duket se po shijojnë pak ditë edhe pas këtij hapi të rëndësishëm në jetë.

Siç tashmë shihet në rrjete sociale, biznesmeni nga Gjilani vazhdon ta befasojë partneren thuajse çdo ditë.

Lexo po ashtu Fjolla Morina publikon pamje nga ceremonia e dasmës në ishujt Maldive, mahnit me dukjen si nuse përkrah Fisnikut

Ata mbrëmë kanë shijuar një natë romantike buzë bregdetit dhe pamjet që kanë ndarë në InstaStory ishin të mrekullueshme.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Theksojmë që kjo është martesa e parë zyrtare e Fjollës, gjersa e dyta për Fisnikun.

Të dy ndërkohë ndajnë nga dy fëmijë nga martesat e tyre të mëparshme. /Telegrafi/

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

 

Fjolla Morina (Foto: Instagram)
Exit mobile version