Site icon Telegrafi

Fjolla Morina: Uroj që këtë vit ta mbyllim me një bebe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të diskutuar në rrjetet sociale e ne faqet rozë.

Krahas karrierës profesionale, ajo u përfol mjaft shumë edhe për lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.

Të njëjtit u martuan në fillim të muajit dhjetor, ndërsa planifikojnë të bëjnë një dasmë muajve në vijim.

Foto: Klevin Halili

Fjolla së fundmi ka pozuar me bashkëshortin për revistën “Who” dhe ka dhënë një intervistë duke treguar më shumë detaje nga njohja me Fisnikun dhe raportet që kanë me fëmijët e njëri-tjetrit.

Krijuesja e hitit “Kape” uron që vitin e ri ta mbyllin me një bebe, që po e presin me shumë dashuri.

E njëjta ndërkohë ka dy vajza nga lidhjet e mëparshme dhe Syla në anën tjetër po ashtu është baba i dy fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version