Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë në cak të mediave këtë kohë për shkak të postimeve në rrjete sociale.
Ajo është komentuar vazhdimisht për ndarjen nga partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla, e po ashtu edhe për ‘thumbat’ që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.
Tani pas ndarjes, ajo po shijon në maksim jetën e natës teksa është e shoqëruar vazhdimisht nga miqtë e saj.
Zeshkania së fundmi ka publikuar një video të një prej çantave të saj të markës ‘Bottega Veneta’.
Në një tjetër postim në InstaStory, 36-vjeçarja tregon se kjo çantë kap vlerën e mbi 3500 eurove.
Fjolla jo rrallëherë flitet edhe për veshjet provokuese e po ashtu edhe për markat e shtrenjta.
Ajo këtë vit mes tjerash ka bërë edhe rikthimin në muzikë me një bashkëpunim me reperin Nush. /Telegrafi/