Site icon Telegrafi

Fjolla Morina takon Steven Seagalin në Dubai, thotë se e përshëndeti në gjuhën serbo-kroate e më pas i tha se është shqiptare

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me partneri ne saj, Fisnik Syla.

Çifti kanë zgjedhur Emiratet e Bashkuar Arabe për të kaluar disa ditë të mira së bashku, në shoqëri të njëri-tjetrit.

Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, fotografi të ndryshme ku kanë treguar momentet e këndshme që po shijojnë atje.

Lexo po ashtu Fjolla Morina thekson të pasmet në veshjen e ngushtë, merr vëmendjen e fansave me paraqitjen e fundit

Teksa po shëtiteshin në Dubai, çifti kanë takuar aktorin e famshëm hollivudian, Steven Seagal.

Këngëtarja shqiptare ka shfrytëzuar rastin të bëjë fotografi me aktorin, të cilën më pas e publikoi për ndjekësit e saj në InstaStory.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Morina shkruan se i tha “Zdravo (përshëndetje nga gjuha serbo-kroate-sllovene)”, teksa më pas ai e ka pyetur në anglisht se prej nga ka prejardhjen – pyetje së cilës këngëtarja i është përgjigjur duke thënë “nga Shqipëria”.

Në fotografitë e publikuara, Fjolla dhe Fisniku duken shumë të lumtur që kanë pasur rastin të takohen me aktorin e famshëm amerikan, i cili gjithashtu këto ditë po bën pushime në Dubai. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morina/InstaStory
Exit mobile version