Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, së fundmi është mjaft e angazhuar me spektaklit “Dance with me 3”, ku nga java në javë po sjell performanca nga më të ndryshmet.
Por, Fjolla nuk e ka lënë anash as angazhimin e saj në muzikë, pasi shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor për fansat.
Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet në studio teksa incizon këngën e re te producenti Cricket Beats.
Këngëtarja aktualisht është kthyer në Prishtinë për realizimin e kësaj kënge, ndërsa po përflitet se ajo këtë vit mund të konkurrojë edhe në “Kënga Magjike”.
Pjesëmarrja e saj në një nga spektaklet më të njohura të Televizionit Klan, të çojnë rreth mendimit se ajo mund të jetë një nga konkurrentet e festivalit këtë vit, duke marrë parasysh se të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në “Dance with me 2” vitin e kaluar, ishin pjesë e “Kënga Magjike”.
Ndërkohë që Alban Ramosaj, një nga konkurrentët në edicionin e sivjetmë të “Dance with me”, javën e kaluar ka prezantuar edhe këngën e tij më të re “Aurora”, pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2016”. /Telegrafi/