Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, krahas projekteve në faqet rozë komentohet në masë të madhe edhe për pamjen e saj.
Transformimet që ka pësuar ndër vite, e kanë bërë të duket më ndryshe e madje të krahasohet me yje të famshme botërore.
Sidoqoftë, artistja e njohur së fundmi u bë e ditur se ka realizuar një tjetër ndërhyrje në fytyrën e saj.
Një nga klinikat estetike në Prishtinë ka shpërndarë një video të këngëtares 34 vjeçare në momentin kur i është nënshtruar ndërhyrjes.
Në bazë të videos, Morina ka intervenuar në fytyrë duke injektuar ‘botox’ në pjesën e nofullës, i cili siç shihet ka për qëllim të rimodelojë formën e fytyrës.
Kjo nuk është hera e parë që Fjolla zbulon hapur intervenimet e saj, pasi vetëm një muaj më parë ajo tregoi se ka bërë fryerjen e buzëve.
Në anën tjetër, zeshkania ka nisur punën për projektin e ri muzikor dhe pritet të rikthehet së shpejti. /Telegrafi/